Lajme

Rama mban konferencën e parë pas triumfit në zgjedhje: Ndihem i vogël përpara kësaj fitoreje të madhe

05/15/2023 22:09
nga:Genita C

Kryeministri Edi Rama po mban konferencën e parë për shtyp pas fitores së thellë të partisë që përfaqëson në zgjedhjet e 14 Majit.

“Vendosa të bëjë këtë konferencë shtypi sepse në një rast kaq të vecantë si ky nuk mund të bëja një fjalim fitoreje për një miting fitoreje. Kjo ëshyë një fitore e madhe për t’i festuar dhe vetë ndihem shumë i vogël përballë hartës së mbushur me ngjyrat e fitores së kandidatëve tanë nga Tropoja në Konispol. Kam dhe besoj nevojë të ruhemi nga era e fortë dehëse e një fitoreje si kjo. Unë e kam të nevojshme të shkoj sa më shpejt në Shkodër për të nisur nga qyteti më i bekuar nga zoti…” tha Rama.