Për të rritu bashkëpunim ekonomik dhe të ketë integrim rajonal vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të harrojnë historinë de t’i lënë mënjanë ngjyrat flamujve ka theksuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në samitin rajonal të Shkupit.
Në takim e liderëve të rajonit me përfaqësues nga BE-ja e ShBA-ja, Rama ka thënë se duhet që flamuri i BE të jetë i vetmi që duhet të mbizotërojë gjatë diskutimeve teknike mes vendeve të rajonit.
“Nuk jam i çmendur por ka arsye për të qenë optimist sot, pasi mbrëmë zhvilluam darkën kuptuam se ne mund ta bëjmë këtë, mund të kemi bisedë të civilizuar dhe mund të flasim për ekonomi pa folur për historinë dhe tingëllonte më bukur.
Edhe dy gjëra e para, patjetër të vendosim një rreth politik, të takohemi rregullisht për shkak se edhe pse jemi entuziast, jemi ballkanas, pasi nëse nuk vini të na ulni në një tavolinë, i bëjmë punët pis. Tek koordinimi teknik është shumë i rëndësishëm që ministrat e integrimeve të kenë mesazh të qartë nga liderët se duhet ta harrojnë historinë, duhet të jenë daltonik për historinë. Daltonizmi është sëmundje që ju pamundëson të shihni ngjyrat.
Prandaj duhet të harroni ngjyrat e flamujve tona, flamuri më i rëndësishëm duhet të jetë flamuri i BE-së, duhet të ulemi dhe vetëm teknikisht t’i diskutojmë detajet”, ka thënë Rama.


