Lajme

Rama lavdëron Osmanin që foli direkt me Vuçiqin: Shpresoj që 3 kërkesat e BE-se të pranohen

06/02/2023 00:27
nga:Astrit Gashi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas zhvillimeve të fundit lidhur me situatën në veri të Republikës së Kosovës dhe tashmë qëndrimin e hapur të institucioneve të Republikës së Kosovës për organizimin e zgjedhjeve të reja në 4 komunat veriore pasi të largohen protestuesit.

Rama ka thënë se nuk mund ta falendëroj mjaftueshëm presdientin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz për punën që po e bëjnë për të finalizuar procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Kreu i Qeverisë së Shqipërisë thotë se duke i para ata teksa ulen dhe i trajtojnë me respekt të dyja palët në përpjekjen për të zgjidhur problemin mes dy palëve, sipas tij tregon shpirtin e tyre të madh evropian.

Përveç kësaj Rama ka thënë se vlerëson faktin që Vjosa Osmani ka folur direkt me presdientin e Serbisë dhe se shpreson që tri kërkesat e BE-së të plotësohen menjëherë në mënyrë që konflikti të përfundojë para se të dëmtojë reputacionin e Kosovës në një nivel të riparimit të vështirë dhe gjithashtu edhe integrimin në komunietin demokratik.

Në fund Rama ka falendëruar edhe Borellin për punën e bërë për të ndodhur një “kthim historik”.