Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit në detyrë Albin Kurti, për buxhetin ndaj komunave, raporton GazetaBlic.
Rama ka theksuar se buxheti i shtetit i takon qytetarëve dhe nuk mund të përdoret për ndëshkime politike.
Ai e akuzoi Kurtin se po e trajton pushtetin si pronë private dhe paralajmëroi se një qasje e tillë përbën “rrezik institucional” dhe çon drejt autokracisë.
“Kosova është shtet demokratik, dhe pushteti nuk është pasqyrë për t’u admiruar”, ka shkruar Rama.


