Lajme

Rama kërkon ”paqe” me Albin Kurtin: Duhet të jemi më prezent në Prishtinë – Kosova është pjesë e pandashme e jona!

08/27/2021 21:37
nga:M K

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit të vjetër parlamentar dhe atë që u zgjodh pas zgjedhjeve të 25 prillit ka komentuar ehde marrëdhënien me Kosovën dhe raportin jo aq të mirë për shkak të mosdakordësisë për Ballkanin e Hapur.

Edi Rama: Duhet të jemi më prezent në Prishtinë, e kam fjalën si deputet për të diskutuar me deputetët në Kosovë dhe do ti ftojmë më shumë se deri sot të jenë të pranishëm në mjediset e Kuvendit në Tiranë. Nuk është sekret që marrëdhënia me qeverinë e Kosovës nuk shkon vaj dhe madje nisma “Balkani i Hapur” e ka nxjerrë më në pah këtë gjë dhe ka marrë një peshë të pa merituar në këtë mes.

Por Kosova është pjesë e pandashme e jona dhe e së ardhmes sonë të përbashkët dhe e ardhmja do të na bashkojë gjithnjëe më shumë. Ndaj ne do të punojmë me përkushtim gjithnjë e më shumë që me qeverinë e Kosovës të kemi marrëdhënie vëllazërore duke u fokusuar në drejtimet që na bashkojnë dhe patjetër duke e trajtuar me durim Ballkanin e Hapur. Ballkani i Hapur është një nismë që na jep mundësi ndërveprimesh në të gjitha nivelet.

Do të punojmë shumë fort në këtë drejtim dhe do të punojmë në çdo sektor për tu dhënë mundësinë të gjithë aktorëve të ekonomisë tonë që vit pas viti të ketë mundësi më të mëdha. Pastaj do flasim pse Ballkani i Hapur na bën më të fortë si Shqipëri dhe si shqiptarë qoftë në rajon qoftë në rajon.