Lajme

Rama: Janari i 500 mijë turistëve lajmëron një vit fantastik për Shqipërinë

02/13/2024 12:01
nga:N K

Kryeministri shqiptar, Edi Rama thotë se janari i thuajse 500 mijë turistëve lajmëron një vit fantastik për Shqipërinë.

Në një postim në “Facebook”, Rama shkruan se këtë janar janë shënuar 30% më shumë flukse vizitorësh krahasuar me janarin 2023.

Ai gjithashtu thotë se është shtuar pesha e vizitorëve nga disa vende të mëdha në hartën e prurjeve turistike.

“Janari i thuajse 1/2 milionë turistëve lajmëron një vit fantastik për Shqipërinë Turistike! 30% më shumë flukse vizitorësh krahasuar me Janarin 2023, teksa shtohet pesha e vizitorëve nga disa vende të mëdha në hartën e prurjeve turistike”, ka shkruar Rama në Facebook.