Lajme

Rama: Ismet Beqiri i duhet Kuvendit, një nga figurat me përvojën më të gjatë institucionale në Prishtinë dhe Kosovë!

12/27/2025 16:19
nga:Y I

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se Ismet Beqiri i duhet Kuvendit të Kosovës, me përvojën e tij politike, njohjen e thellë të qeverisjes lokale dhe përkushtimin ndaj interesit publik.

Rama në një foto që ka ndarë me Beqirin ka thënë se Kosova ka nevojë për përfaqësues që dinë, punojnë dhe marrin përgjegjësi.

“Ismet Beqiri është një nga figurat me përvojë më të gjatë institucionale në Prishtinë dhe Kosovë.Si ish-kryetar i Prishtinës, ai ka qenë pjesë e proceseve të rëndësishme të ndërtimit institucional dhe shërbimit publik.Sot, Ismet Beqiri i duhet Kuvendit të Kosovës, me përvojën e tij politike, njohjen e thellë të qeverisjes lokale dhe përkushtimin ndaj interesit publik” shkruan Rama raporton “Gazeta Blic”.

Ismet Beqiri kandidon në zgjedhjet e 28 dhjetorit me numrin 37.

Postimi i plotë:

Ismet Beqiri është një nga figurat me përvojë më të gjatë institucionale në Prishtinë dhe Kosovë.

Si ish-kryetar i Prishtinës, ai ka qenë pjesë e proceseve të rëndësishme të ndërtimit institucional dhe shërbimit publik.

Sot, Ismet Beqiri i duhet Kuvendit të Kosovës, me përvojën e tij politike, njohjen e thellë të qeverisjes lokale dhe përkushtimin ndaj interesit publik.

Kosova ka nevojë për përfaqësues që dinë, punojnë dhe marrin përgjegjësi.