Lajme

Rama: Ish-ndërtesa e Gërmisë do të shërbejë për ekspozita dhe aktivitete tjera deri në transformimin e madh

05/07/2024 15:27
nga:G B

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar pamje nga punimet në hapësira e ish-ndërtesës së Gërmisë.

Rama ka thënë se kjo hapsirë do të shërbejë për ekspozita dhe aktivitete tjera artistike e kulturore deri në transformimin e madh që do t’i bëhet në Sallë Koncertesh dhe Galeri të Artit.

“Hapsirat e ish ndërtesës së Gërmisë janë duke u pastruar e rregulluar.  Kjo hapsirë do të shërbejë për ekspozita dhe aktivitete tjera artistike e kulturore deri në transformimin e madh që do t’i bëhet në Sallë Koncertesh dhe Galeri të Artit”, ka shkruar Rama.