Lajme

Rama: Ilir Meta ka qenë një fatkeqësi për shtetin

11/06/2021 22:00
nga:M K

“Për shtetin shqiptar Ilir Meta ka qenë fatkeqësi”.

Kështu është shprehur kryeministri Rama për Presidentin Meta, edhe pse pas zgjedhjeve të 25 prillit tonet mes presidentit dhe kreut të qeverisë janë ulur.

I pyetur nëse do të ndihej më komod me Ilir Metën President, apo në krye të LSI, Rama u shpreh: LSI është çështja e LSI, e asaj pjese të LSI që vijon akoma të ekzistojë.

Në një intervistë në news 24 Rama u shpreh ndër të tjera se është i gatshëm për bashkëpunim me opozitën për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.

“Do ketë kërkojmë konsultim me opozitën dhe shpresoj që të mund t’i realizojmë konsultimet”, tha Rama. /Opinion.al