Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njofton se Drejtoresha për Mirëqenie Sociale, Adelina Sahiti, vazhdon edhe për një mandat.
Në këtë postim, Rama shkruan se “mirëqenia sociale nuk është vetëm prioritet, por përgjegjësi e përbashkët për një Kryeqytet më të drejtë dhe më të kujdesshëm ndaj secilit qytetar”.
Postimi i plotë:
Punët e mira vazhdojnë, bashkë për mirëqenien e qytetarëve të Kryeqytetit.
Drejtoresha për Mirëqenie Sociale, Adelina Sahiti, vazhdon edhe një mandat me përkushtim për forcimin e shërbimeve sociale dhe mbështetjen e kategorive në nevojë.
Mirëqenia sociale nuk është vetëm prioritet, por përgjegjësi e përbashkët për një Kryeqytet më të drejtë dhe më të kujdesshëm ndaj secilit qytetar.


