Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur sonte në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK ku një grua u vra nga ish-bashkëshorti i saj raporton Gazeta Blic.
Rama ka thënë se kjo situatë duhet të trajtohet si alarmante nga institucionet e sigurisë dhe drejtësisë.
“I shpreh ngushëllime të thella familjes së viktimës duke shpresuar se ky do të jetë rasti i fundit i dhunës e vrasjes së grave në Kosovë” shkruan Rama raporton Gazeta Blic.


