Lajme

Rama i rikthehet temës së Dialogut: Kosova duhet ta ngrijë normalizimin me Serbinë, për të bërë hap gjigand drejt BE-së

12/21/2024 15:10
nga:Sh R

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë sot në profilin e tij zyrtar një pjesë të fjalimit të tij të mbajtur në Kuvendin e Republikës së Kosovës ku flet për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe për aspiratat e Prishtinës zyrtare për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Rama ka thënë se Kosova duhet ta ngrijë dialogun dypalësh për normalizim me Serbinë dhe përmes dialogut vetëm me BE-në të bëjë hapin gjigant drejt anëtarësimit në BE.

“Kosova duhet ta ngrijë dialogun bilateral të normalizimit, për të hedhur një hap gjigand përpara drejt anëtarësimit në BE”, ka shkruar Rama.

Kryeministri shqiptar ka sugjeruar që Kosova të nis implementimin e njëanshëm të marrëveshjeve dhe obligimeve që dalin nga Dialogu, në mënyrë që të mos pritet se çfarë bën Serbia.

Rama ka thënë se kjo është një opinion vëllazëror dhe jo një leksion për Kosovën.