Lajme

Rama i publikon në “Facebook” fjalët e Clinton që ia tha para largimit nga Shqipëria

07/04/2023 13:25
nga:Mergim Rreci

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton e ka përfunduar vizitën në Shqipëri.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka publikuar një fotografi me Clintonin, pak para largimit të tij.

Këtë fotografi Rama e ka përcjell edhe me një fjali me fjalët e ish-presidentit amerikan.

“Ishte e gjitha e jashtëzakonshme! Nuk do doja të ikja sot dhe po iki duke menduar se emri tjetër i Nju Jorkut është West Albania” – Bill Clinton”.