Kryetari i Prishtinës ka ndarë lokacionet e reja për ndërtimin e objekteve të dy fakulteteve të reja, të Ekonomikut dhe Shkenacave Matematikore-Natyrore.
“Kënaqësi të takohem me Rektorin e ri të Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Qerim Qerimi, me të cilin nënshkruam kontratën e ndarjes së lokacionit për ndërtimin e objektit të ri të Fakultetit të Shkencave Matematikore – Natyrore dhe Fakultetit Ekonomik” shkruan Rama në njoftim.


