Lajme

Rama i futet muzikës, shfaqet duke kënduar këngën e famshme “Bella Ciao”

12/21/2022 08:51
nga:Y I

Kryeministri Edi Rama përmes profilit të tij në “Tik Tok” ka prezantuar veten si “këngëtar”.

Kreu i qeverisë në video shihet duke kënduar këngën e famshme italiane “Bella Ciao”.

Rama shfaqet duke kënduar krah këngëtarit Andi Stafuka.

Videoja ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të tij, të cilët kanë vërshuar me komente.