Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij në takimin inaugurues të Bordit të Paqes në Washington, ka përmendur edhe procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK’së në Hagë.
Ai ka theksuar se ish-Presidenti Hashim Thaçi ndodhet në paraburgim qe gati gjashtë vjet, teksa përmendi kërkesën e Prokurorisë në Hagë për nga 45 vjet burg për secilin.
Rama iu drejtua Trump, duke i bërë thirrje të ndërmarrin veprime.
“Për hir të Zotit, zoti President le të bëjmë diçka para se, siç thoni ju, të ndodhin sërish gjëra shumë të këqija”, tha Rama.
Ai tha se disa prej liderëve të vendeve që kanë sponsorizuar Gjykatën Speciale, duhet të turpërohen.


