Gjatë një emisioni televiziv, gazetari i mirënjohur Fidan Rama duke komentuar deklaratat e zv.kryeministres Schwartz, tha se: “Me i thonë kriminel dikujt që e ka oborrin plot varre, s’ka arsyetim’. Rama shtoi se ky është një narracion që nuk ia vlen të komentohet.
Bashkëbiseduesi i tij në emision, gazetari i njohur Visar Duriqi, theksoi faktin se Haradinajt edhe pas sulmeve të vazhdueshme të znj. Schwartz, nuk janë kundërpërgjigjur për shkak të respektit ndaj babait të zv.kryeministres.
Fidan Rama, duke komentuar deklaratat e fushatës zgjedhore, ka nënvizuar zellin e kryeministrit Kurti kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rama shtoi se “Kurti po don UÇK-në jashtë skenës”.
Duke folur për çasjen e Kurtit ndaj liderit të AAK-së Haradinaj, Rama tha se kjo nënkuptohet sepse “Haradinaj është figura e fundit që i ka mbet UÇK-së në politikë. Haradinaj për Kurtin është pengesa e fundit”.