Kryetari i Prishtinës ka njoftuar se hapësirat publike tani e tutje do të jenë nën vëzhgimin e kamerave, derisa është arritur marrëveshje me Policinë e Kosovës për sistemin e kamerave në këto hapësira, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se me Policinë e Kosovës u zotuan se do të koordinojnë aktivitete të përbashkëta për përmirësimin e sigurisë në hapësirat publike të Kryeqytetit.
Postimi i tij i plotë:
Hapësirat publike tani e tutje do të jenë nën vëzhgimin e kamerave!
Sot finalizuam marrëveshjen me Kosovo Police për sistemin e kamerave në hapësirat publike.
Tash e sa kohë jemi në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës për hartimin e marrëveshjes për vendosjen e sistemit të kamerave dhe mënyrën e mirëmbajtjes së rrjetit të kamerave në hapësirat publike të Kryeqytetit, marrëveshje e cila u nënshkrua sot.
Bashkë me Policinë e Kosovës u zotuam se do të koordinojmë aktivitete të përbashkëta për përmirësimin e sigurisë në hapësirat publike të Kryeqytetit.
#kryeqyteti #prishtinapraktike


