Lajme

Rama: Florian Dushi i duhet Kuvendit të Kosovës, në çdo angazhim ka treguar integritet, dije dhe vendosmëri!

12/26/2025 15:37
nga:Y I

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë thirrje që të votohet Florian Dushi në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Rama tha se gjatë mandatit të kaluar ka patur bashkëpunim të ngushtë dhe të vazhdueshëm me Dushin dhe se bashkë kanë përballuar sfida të mëdha.

Ai tha se Floriani është jurist me përvojë të gjatë në institucione qendrore e lokale, i përgatitur dhe i përgjegjshëm, që e njeh mirë funksionimin e institucioneve dhe nevojat reale të qytetarëve.

“Floriani është jurist me përvojë të gjatë në institucione qendrore e lokale, i përgatitur dhe i përgjegjshëm, që e njeh mirë funksionimin e institucioneve dhe nevojat reale të qytetarëve. Në çdo angazhim të përbashkët, ai ka treguar integritet, dije dhe vendosmëri për të shërbyer interesit publik” shkruan Përparim Rama krahas videos raporton “Gazeta Blic”.

‘Jam i bindur se Florian Dushi i duhet Kuvendit të Kosovës dhe institucioneve të Republikës së Kosovës’ shkruan Rama në Facebook.

Postimi i plotë:

Gjatë mandatit të kaluar kam pasur bashkëpunim të ngushtë dhe të vazhdueshëm me Florian Dushin. Bashkë kemi përballuar sfida të mëdha, kemi tejkaluar shumë probleme dhe kemi dëshmuar se puna serioze, profesionalizmi dhe përkushtimi japin rezultat.

Floriani është jurist me përvojë të gjatë në institucione qendrore e lokale, i përgatitur dhe i përgjegjshëm, që e njeh mirë funksionimin e institucioneve dhe nevojat reale të qytetarëve. Në çdo angazhim të përbashkët, ai ka treguar integritet, dije dhe vendosmëri për të shërbyer interesit publik.

Jam i bindur se Florian Dushi i duhet Kuvendit të Kosovës dhe institucioneve të Republikës së Kosovës. Prandaj, ai meriton mbështetjen tuaj të plotë – sepse Kosova ka nevojë për përfaqësues që dinë, punojnë dhe marrin përgjegjësi.