Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka folur për shkarkimin që ia bërI nënkryetarës nga radhët e PDK-së, Donjeta Sahatçiut, raporton GazetaBlic.
Rama thotë se ka pasur ngecje në proceset e digjitalizimit, edhe pse ajo ishte profesioniste në atë aspekt.
“Duke e njoftur nënkryetaren që është ardhë si profesioniste në aspektin e digjitalizimit, këtë e ka pasë si detyrë kryesore për transformimin e kryqytetit. Po bazohemi në rezultate, jemi dy vjet në qeverisje dhe kemi ngecje në proceset e digjitalizmit”, tha Rama.
Rama në ATV tregoi edhe punën që Sahatçiu e refuzoi.
“Nënkryetarja e mori pozitën si ushtruese e detyrës së Drejtoreshës së Arsimit, unë bëra kërkesë që të shtyhet ky proces përpara dhe ajo refuzoi dhe këtë e tregoi publikisht. Unë si kryetar i Prishtinës, pres prej ekipës sime që të fokusohet në programin që ia kemi premtuar qytetarëve tanë”, tha Rama.