Lajme

Rama flet për investimet në Velipojë: Pushuesit janë dëshmitarët më të drejtpërdrejtë

07/11/2024 14:02
nga:G B

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për plazhet e Velipojës dhe mundësit që ofron kjo pjesë për turistë.

Ai, me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se turistët që shkojnë në Velipojë janë shprehur tejet të kënaqur.

“Pushuesit e Velipojës janë dëshmitarët më të drejtpërdrejtë të asaj që ka ndodhur me transformimin e hapësirave, sistemimin, pastërtinë dhe të gjithë punën e bërë nga institucionet publike e bizneset private për t’u garantuar një sezon me standarde, të sigurt dhe mikpritës të gjithëve atyre që zgjedhin këtë bregdet”, ka shkruar Rama.