Lajme

Rama flet për herë të parë për arrestimin e Ilir Metës: Kur drejtësia vihet për fenomene katastrofike…

10/23/2024 17:19
nga:G B

Kryeministri Edi Rama është pyetur për herë të parë ditën e sotme në lidhje me arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta.

Rama u pyet teksa ishte në konferencë të përbashkët me presidenten e KE-së, Ursula Von der Leyen dhe zgjodhi që të mos bënte asnjë koment. Ai u justifikua duke thënë se përveç faktit që asnjëherë në prani të ndërkombëtareve nuk komenton politikën e brendshme, por shtoi se nuk komenton çështje që i takojnë drejtësisë.

“Ju e dini përgjigjen, në këtë rast jo thjesht për faktin që unë asnjëherë nuk bëj komente të politikës së brendshme në gjuhë të huaj apo në prani të miqve të huaj, por në faktin që ne e kemi nisur reformën ne drejtësi, as unë dhe as forca politike që unë udhëheq nuk komentojmë për çështje që i takon drejtësisë.

Kur ndodh që çështjet të mbyllem, mbase në ndonjë rast ja vlen ndonjë koment sidomos kur vihet drejtësia për fenomene katastrofike për shoqërinë siç është shpifja. Rasti konkret i takon vetëm drejtësisë”-ishte përgjigja e Ramës.