Lajme

Rama: Falë “Ballkanit të Hapur” po negociojmë me Serbinë për të marrë një pjesë të grurit

03/13/2022 13:08
nga:Q R

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka folur për pasojat që ka shkaktuar lufta në Ukrainë.

Rama tha se kanë nisur negociatat me Serbinë për të nxjerrë një pjesë të grurit që është kontraktuar më herët nga biznesmenët shqiptar.

Ai theksoi se zhbllokimi i kësaj sasie gruri nga Serbia mund të vijë falë nismës së “Ballkanit të Hapur”.

“Po negociojmë me Serbinë për të nxjerrë një pjesë të grurit që është kontraktuar nga biznesmenët tanë atje. Dhe do ta bëjmë falë Ballkanit të Hapur. Këto janë faktet”/A2.

Sindikatat s’tërhiqen duan pagë minimale 400 euro, arsyetojnë kundërshtimin e propozimit të qeverisë