Lajme

Rama e konfirmon nga Ankaraja: Samiti i radhës i NATO-s mbahet në Shqipëri, ka ikur koha kur të tjerët bënin çka të donin me ne

07/08/2026 15:52
nga:Y I

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka konfirmuar se Samit i Radhës i NATO-s do të mbahet në Tiranë.

Ky konfirmim ka ardhur nga Rama sot pas përfundimit të Samitit në Ankara, meqë është përfolur se kishte gjasa që takimi i radhës i krerëve të NATO-s të mos mbahej në Shqipëri.

“Ka ikur ajo koha kur bënin të tjerët çka donin me Shqipërinë”, ka deklaruar Edi Rama.