Lajme

Rama: Ditën e madhe të Pavarësisë e nisëm aty ku historia e këtij vendi mori trajtë e jetë

02/17/2024 09:50
nga:Y I

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë homazhe te varri i Presidentit Historik, Ibrahim Rugova.

Rama ka thënë se këtë ditë e nisi “aty ku historia e këtij vendi mori trajtë e jetë”.

“Ditën e madhe të pavarësisë e nisëm aty ku historia e këtij vendi mori trajtë e jetë, duke nderuar dhe kujtuar themeltarin e shtetit – Presidentin historik Dr.Ibrahim Rugova dhe dëshmorët e kryeqytetit të cilët dhanë gjithçka për çdo gjë që sot përjetojmë!”, ka shkruar Rama.