Lajme

Rama dhe Gashi i bashkohen aktivitetit për Muajin Rozë në Prishtinë

10/03/2026 14:54
nga:L J

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, dhe drejtori i Shëndetësisë, Bujar Gashi, i janë bashkuar aktivitetit të organizuar nga ParkRun në kuadër të Muajit Rozë.

Rama dhe Gashi kanë ecur dhe vrapuar së bashku me pjesëmarrësit, duke përcjellë mesazhin për rëndësinë e ndërgjegjësimit, parandalimit dhe mbështetjes në luftën kundër kancerit të gjirit.

Përmes këtij aktiviteti, organizatorët synojnë të përcjellin mesazhin për rëndësinë e informimit dhe kujdesit shëndetësor, si dhe të solidarizohen me gratë që përballen me kancerin e gjirit.

Kryeqyteti ka bërë thirrje për bashkim rreth kauzës së ndërgjegjësimit dhe parandalimit të kësaj sëmundjeje.

“Bashkë në luftën kundër kancerit të gjirit”, thuhet në njoftimin e Kryeqytetit.