Lajme

Rama dhe Berisha në të njëjtën datë në Itali, njoftojnë takime me diasporën

04/09/2025 14:37
nga:Y I

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të zhvillojnë takime me shqiptarët e diasporës në Itali këtë të diel.

Takimet do të zhvillohen në të njëjtën datë, 11 prill, si pjesë e nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

Rama ka njoftuar në rrjetet sociale se takimi me shqiptarët në Milano do të zhvillohet në orën 15:00, ndërsa Berisha do të zhvillojë takimin e tij një orë më pas, në orën 16:00, në Brescia.

Takimi i kryeministrit do të mbahet në “Centro Congresi”, në Malpensa Fiere, në Busto Arsizio, ndërsa ai i Berishës do të zhvillohet në Teatro Clerici, Via San Zeno 168 në Brescia.

Në këtë fushatë, të dy liderët politikë do të kërkojnë mbështetje nga diasporën, e cila do të ketë një rol të rëndësishëm në këto zgjedhje.