Lajme

Rama: Dërgesat e parave pa kosto financiare, një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në BE

11/21/2024 17:35
nga:Sh R

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se vendi i tij u bë sot pjesë e sistemit unik evropian të pagesave.

Pas kësaj, të gjitha dërgesat e parave të shqiptarëve nga Evropa në Shqipëri apo anasjelltas nuk do të kenë më kosto financiare duke nisur nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

“Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Evropian. Shqipëria u bë sot pjesë e sistemit unik evropian të pagesave, që do të thotë se të gjitha dërgesat e parave të shqiptarëve nga Evropa në Shqipëri apo anasjelltas, nuk do të kenë më kosto financiare duke nisur nga 1 janari 2025”.

“Miliona e miliona EURO të kursyera nga detyrimet mbi dërgesat, falë rritjes së besimit tek Shqipëria dhe afrimit të mëtejshëm të Shqipërisë drejt majës së anëtarësimit në BE”, shkruan Rama në X.