Lajme

Rama: Çdo automjet që bart mbeturina dhe nuk ka kontratë me NPL “Gjelbër” do të gjobitet

03/23/2026 20:21
nga:G B

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njofton se Inspeksioni Komunal dhe Policia e Kryeqytetit janë të angazhuara me të gjitha kapacitetet për të luftuar hedhjen ilegale të mbeturinave në hapësirat publike.

Ai thotë se masat ndëshkuese për shkelësit përfshijnë:

“ ❌gjoba

❌konfiskim të automjeteve që përdoren për transportimin dhe hedhjen ilegale të mbeturinave”.

Tutje, Rama apelon qytetarët:

“Nëse shihni qytetarë ose biznese që hedhin materiale ndërtimore, sanitari, mobilje, goma, xhama apo çfarëdo mbeturinash të natyrës vëllimore dhe ndërtimore në Kryeqytet, ju lutemi ta lajmëroni Policinë ose Inspekcionin e Komunës në 📞 038 220985”.

Postimi i plotë:

⚠️ Hedhja e mbeturinave ndërtimore dhe vëllimore në Kryeqytet është e ndaluar! ❌

🚫 Çdo automjet që bart mbeturina të çfarëdo lloji dhe nuk ka kontratë me NPL “Gjelbër” do të gjobitet dhe mund t’i konfiskohet automjeti.Inspeksioni

Komunal dhe Policia e Kryeqytetit janë të angazhuar me të gjitha kapacitetet për të luftuar hedhjen ilegale të mbeturinave në hapësirat publike.
Masat ndëshkuese për shkelësit përfshijnë:

❌gjoba
❌konfiskim të automjeteve që përdoren për transportimin dhe hedhjen ilegale të mbeturinave

🤝 Bashkëpunimi i qytetarëve është shumë i rëndësishëm.

Nëse shihni qytetarë ose biznese që hedhin materiale ndërtimore, sanitari, mobilje, goma, xhama apo çfarëdo mbeturinash të natyrës vëllimore dhe ndërtimore në Kryeqytet, ju lutemi ta lajmëroni Policinë ose Inspekcionin e Komunës në 📞 038 220985