Lajme

Rama: ‘Albin Kurti duhet t’u përgjigjet qytetarëve, pse po mbahet peng konstituimi i Kuvendit?

08/08/2026 15:45
nga:Y I

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar në lidhje me bllokadën institucionale në vend.

Rama thekson se ajo që po shohim në Kuvendin e Kosovës është papërgjegjësi e rëndë institucionale dhe lojë e rrezikshme me funksionimin e shtetit.

Ai thotë se Albin Kurti duhet t’iu përgjigjet qytetarëve….’pse po mbahet peng konstituimi i Kuvendit?’

“Pse institucionet e Republikës po përdoren për kalkulime politike?Deri kur do të prodhoni kriza vetëm pse nuk i keni numrat për pushtetin që kërkoni?Kush ua ka dhënë të drejtën ta trajtoni Republikën e Kosovës sikur të ishte pronë e partisë suaj?Kur i kanë numrat, flasin për demokraci.Kur nuk i kanë, prodhojnë bllokadë.Kur u konvenon Kushtetuta, e citojnë.Kur nuk u konvenon, kërkojnë kohë dhe arsyetime” shkruan Rama raporton “Gazeta Blic”.

“Albin Kurti mban përgjegjësi politike për mënyrën se si po e menaxhon këtë krizë. Detyra e një Kryeministri është të marrë përgjegjësi, të respektojë rendin kushtetues dhe të kontribuojë në stabilitetin e vendit” thekson ai.

Reagimi i plotë: