Ralf Rangnick, trajneri i Manchester United, u pyet për ardhjen e mundshme të Ten Hag në krye të klubit.
“Nuk e di nëse ka një marrëveshje dhe përgjigja ime është e ngjashme me atë të Ten Hag – fokusi im është vetëm në ndeshjen e ardhshme, në përgatitjen e ekipit për të qenë në nivelin më të mirë kundër Norwich”, tha ai në një konferencë për shtyp, përcjell GazetaBlic Sport.
Më pas ai tha se të gjithë e njohin punën e madhe që ka bërë trajneri i Ajaxit, dhe se nuk ka kuptim që ai të jap një koment tjetër për të.
“Ne të gjithë e dimë se ai është një trajner i mirë, i cili ka bërë një punë të mirë në Ajax dhe në klubet për të cilat ka meanxhuar. Nuk ka kuptim për mua të them atë që mendoj për një trajner tjetër”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


