Sporti

Ralf Rangnick pritet të marrë drejtimin e Austrisë

04/29/2022 08:10
nga:E K

Ralf Rangnick do të lërë stolin e Man United në fund të sezonit.

Trajneri i përkohshëm i United i cili zëvendësoi Solskjaer, pritet të marrë drejtimin e kombëtares së Austrisë, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas gazetës austriake ‘Kurier’ palët janë duke diskutuar në mes tyre dhe janë në detajet e fundit të marrëveshjes.

Kujtojmë që Manchester United tashmë ka zyrtarizuar marrëveshjen me Ten Hag që do marrë drejtimin e “Djajve të Kuq” në fillim të sezonit të ri.

/GazetaBlic Sport/