Euro2024

Rakitic për Zvicrën: Më kujtojnë Kroacinë tonë të vitit 2018

07/04/2024 11:41
nga:Lorik J

Ish lojtari i kombëtares kroate, Ivan Rakitic ka dhënë një intervistë të shkurtër për Blick gjatë Kampionatit Evropian. Pasi kombëtarja e trajnerit Zlatko Dalic u eliminua pas fazës së grupeve, në të cilën humbën nga Spanja dhe barazuan me Shqipërinë dhe Italinë, Rakitic do të mbështesë Zvicrën deri në fund të Euros.

Kujtojmë se bëhet fjalë për vendlindjen e tij, ndaj nuk është çudi që ai është fans i kësaj kombëtare.

Në fazën e grupeve, Zvicra mundi Hungarinë (3:1) dhe barazoi me Skocinë (1:1) dhe Gjermaninë (1:1), ndërsa eliminoi Italinë (2:0) në 1/16. Në çerekfinale , do të takohet me Anglinë.

“Kam folur me njerëz që dinë shumë për futbollin, me lojtarë, ish profesionistë që tani janë komentues profesionistë. Mendimi është unanim. Të gjithë mendojnë se Zvicra është më e mirë në aspektin futbollistik”, tha Rakitic për Blick.

Rakitic bëri 106 paraqitje për kombëtaren kroate, me të cilën fitoi medaljen e argjendtë në Kupën e Botës 2018 në Rusi dhe ishte një nga lojtarët më të mirë.

“Kjo Zvicër më kujton ekipin tonë të vitit 2018. Ka një bashkim të ngjashëm”, tha Rakitic.

Ai nuk ishte i befasuar që zviceranët mundën italianët.

“E vetmja surprizë është se Italia ishte në 1/16. Kroacia duhet të ishte atje”, tha Rakitic, i cili aktualisht luan për Al Shababin.

/GazetaBlic Sport