Televizioni spanjoll, El Dias Despues vizitoi Ivan Rakitic në Split për të xhiruar një reportazh rreth punës së tij te Hajduku.
Ish-lojtari i kombëtares kroate, dhe sot drejtor teknik i klubit të Splitit, zbuloi në një intervistë se si është përshtatur me rolin e tij të ri, kujtoi karrierën e tij të pasur dhe foli për dashurinë e tij për Sevillan.
“Jam shumë krenar për gjithçka që kam përjetuar. Jo vetëm për atë që kam arritur si profesionist, por edhe në jetën time private, sepse futbolli më ka dhënë gjithçka. Mund të them vetëm faleminderit”, tha Rakitic.
“Më mungon shumë Sevilla. Qyteti, klubi, njerëzit, gjithçka. Nëse do të më telefononin tani, do të hipja në aeroplan nesër dhe do të vija të ndihmoja me çdo gjë. Jemi shumë të lumtur këtu në Kroaci, veçanërisht në Split, por shtëpia jonë është Sevilla dhe kjo nuk do të ndryshojë”, përfundoi Rakitic, i cili luajti për Sevillën nga viti 2011 deri në vitin 2014 dhe nga viti 2020 deri në vitin 2024. Ai bëri 323 paraqitje, 51 gola dhe 63 asiste për Sevillën dhe fitoi dy herë Europa League me ta.
/GazetaBlic Sport


