Sporti

Rakitic mbështet Moratën: “Shpresoj që ai shënon katër gola, por Spanja do të humbasë 5-4”

06/28/2021 16:49
nga:Lorik J

Mesfushori Ivan Rakitic ka folur në prag të ndeshjes midis Kroacisë dhe Spanjës.

Rakitic ka dalur në pension në shtatorin e kaluar nga kombëtarja e Kroacisë, shkruan GazetaBlic Sport.

Rakitic e ka mbështetur Alvaro Moratan, pasi sulmuesi është në qendër të kritikave të shumta.

“Unë shpresoj se ai mund të shënojë katër gola në mënyrë që këto kritika përfundojnë. Por padyshim që shpresoj që ndeshja të mbarojë 5-4 për ne”, tha Rakitic për Mundo Deportivo.

“Unë dua që Kroacia të fitojë dhe të shkojë përpara”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport