Ish-lojtari i kombëtares kroate, Ivan Rakitic tha në një intervistë për një radio spanjolle se është gati të kthehet në kombëtare dhe të luajë në Botërorin e Katarit nëse trajneri Zlatko Dalic e kërkon këtë për shkak të një situate të paparashikuar.
“Për shkak të respektit për lojtarët që janë atje tani dhe për shkak se ata janë të dashur për mua, nuk mendoj se duhet ta bëj atë hap. Ata e dinë se jam tifozi më i madh i tyre, i mbështetes në gjithçka që kanë nevojë”, tha 33-vjeçari Rakitic.
“Trajneri e di se ai gjithmonë mund të mbështetet tek unë nëse ndodh një situatë e paparashikuar. Megjithatë, shpresoj se nuk do të jetë kështu, sepse djemtë që janë aty nga muaji në muaj, të cilët luftojnë në ndeshje gjatë gjithë kohës, meritojnë të luajnë”, përfundoi ai.
Vlen të theksohet se Ivan Rakitic është pensionuar nga kombëtarja kroate pas kampionatit evropian.
/GazetaBlic Sport


