Me barazimin ndaj Belgjikës (0:0), Kroacia kaloi në 1/8 e Botërorit të Katarit, si skuadra e dytë në Grupin F.
Në fazën e eliminimit do të luajë kundër Japonisë. Rakitic, i cili luajti për Kroacinë nga viti 2007 deri në vitin 2019 tha se është shumë e më e vështirë ta shikosh ndeshjen nga TV, sesa ta luash në fushë, përcjell GazetaBlic Sport.
“Kam humbur pesë vjet nga jeta ime duke shikuar ndeshjen Kroaci – Belgjikë. Është shumë, shumë më e vështirë të shikosh ndeshje sesa të luash në to. Isha nervoz. Kam kaq shumë vite në ekipin kombëtar. Jam në kontakt me lojtarët dhe trajnerët para dhe pas çdo ndeshjeje. Unë jam në zemrën time ende pjesë e saj. I uroj atyre fat dhe shpresoj që të shkojnë larg”, tha futbollisti kroat.
/GazetaBlic Sport