Sporti

Rakitic e fton Modric në Arabi: Hajde në ekipin tonë!

04/24/2024 10:25
nga:Lorik J

Luka Modricit i kanë mbetur edhe më pak se dy muaj kontratë me Realin. Klubi ku ai ka qenë prej 12 vitesh nuk i ka ofruar ende një rinovim, ndaj po shtohen spekulimet për të ardhmen e tij. Modric, përkundër moshës, nuk po mendon për pensionim.

Modric mori një ftesë të re nga një mik i madh dhe bashkëlojtar i vjetër në kombëtaren kroate.

“Nëse Modric vjen në Arabinë Saudite dhe nuk nënshkruan për Al Shabab, ai do të ketë probleme me mua”, tha Ivan Rakitic,

“Nëse ai zgjedh Arabinë Saudite, do të ishte e mahnitshme. Unë do ta telefonoja brenda dy minutash dhe do të bëja gjithçka për të nënshkruar për Al Shabab” shtoi ai.

/GazetaBlic Sport/