Lajme

Rakiq: KFOR-i i dislokuar në pesë pika në Zveçan, serbët nuk kanë asnjë problem me ta

06/01/2023 09:16
nga:Astrit Gashi

Liderët e Listës Serbe, Goran Rakiq, së bashku me minatorët e Trepçës, kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në ndërtesën e Komunës së Zveçanit, ku edhe sot po vazhdon protesta e serbëve.

Rakiq tha se pjesëtarët e KFOR-it janë vendosur në pesë pika të qytetit, në udhëkryqe, me qëllim të parandalimit të incidenteve.

Ai vuri në dukje se serbët nuk kanë asnjë problem me KFOR-in dhe u bëri thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë.