Lajme

Raketat ruse godasin një spital në Ukrainë, 1 i vdekur dhe 15 të plagosur

05/26/2023 11:42
nga:N M

Të paktën një person ka vdekur dhe 15 të tjerë janë plagosur në një sulm me raketa në një spital në Dnipro, në lindje të Ukrainës.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, konfirmoi sulmin dhe tha se autoritetet po punonin për të shpëtuar të tjerët nga spitali.

Zelensky postoi në Twitter një video të ndërtesës së dëmtuar që tregonte zjarrfikësit në vendngjarje dhe tymin që dilte nga ndërtesa.

“Vetëm një shtet djallëzor mund të luftojë kundër klinikave. Nuk mund të ketë asnjë qëllim ushtarak për këtë. Është terror i pastër rus. Rusia ka zgjedhur rrugën e së keqes me vullnetin e saj dhe nuk do ta braktisë vetë këtë rrugë. Ne duhet ta mposhtim terrorin”, tha ai.