Kh-47M2 Kinzhal, u prezantua si raketa e fundit hipersonike që supozohej të ishte arma e mrekullueshme e Rusisë, por “dështoi”.
“Kinzhal” u prezantua si një raketë e “pamposhtur” sipas fjalëve të presidentit rus Vladimir Putin dhe në muajt e parë të luftës ruse kundër Ukrainës dukej se do të ishte pikërisht kështu, shkruan GazetaBlic.
Sidoqoftë, gjithçka ndryshoi kur Ukraina mori sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot PAC-2 dhe PAC-3 të prodhuar nga SHBA-ja.
PAC-3 është versioni më i fundit i sistemit amerikan, i zhvilluar fillimisht si pjesë e Iniciativës së Mbrojtjes Strategjike të SHBA-së, e quajtur “Lufta e Yjeve” dhe u prezantua për herë të parë nga Presidenti Ronald Reagan në fillim të viteve 1980 për të luftuar raketat balistike.
Sipas informacioneve nga burime ukrainase, gjatë pak më shumë se dy javësh, “patriotët” me një ekuipazh ukrainas rrëzuan shtatë nga shtatë “Kinzhalët” e shkrepur drejt objektivave në të gjithë Ukrainën.
Kinzhal hyri në shërbim në dhjetor të vitit 2017. Dy vjet më vonë, Putin deklaroi se Kinzhal dhe armët e tjera hipersonike ruse dëshmojnë se Rusia është lideri botëror në aftësitë hipersonike.
Por, në realitet, “Kinzhali” nuk është aq mbresëlënëse. Bëhet fjalë për një version të përmirësuar të raketës balistike më të vjetër ruse “9K720 Iskander” të lëshuar nga toka, e modifikuar në mënyrë që të mund të lëshohet nga avionët rusë.
Pretendimet e Putinit mbështeteshin konfuzionin mbi përkufizimin e “hipersonisë” dhe gjithashtu në lidhjen e “Kinzhalit” me gjeneratat e reja të armëve hipersonike. Raketat e lundrimit hipersonik dhe mjetet rrëshqitëse hipersonike kanë aftësinë për të manovruar – për shembull për të shmangur mbrojtjen ajrore – me shpejtësi më të madhe se 5 Mach, diçka që “Kinzhal” nuk mund ta bëjë.
Kjo është arsyeja pse armët hipersonike të gjeneratës së re janë shumë më të vështira për t’u kapur sesa raketat balistike tradicionale që lëvizin me shpejtësi hipersonike. Megjithatë, pavarësisht nga pretendimet e ekzagjeruara ruse, “Kinzhal” është ende një objektiv i pakapshëm për sistemet e mbrojtjes ajrore ukrainase të trashëguara nga Bashkimi Sovjetik.


