Sporti

Raiola: De Ligt dëshiron të largohet nga Juventusi

12/20/2021 08:19
nga:Lorik J

Mino Raiola ka pohuar se Matthijs de Ligt është i hapur për t’u larguar nga Juventusi.

De Ligt mbërriti në Torino si adoleshent për 75 milionë euro në vitin 2019, pasi kishte fituar çmimin Golden Boy vitin e kaluar dhe kishte udhëhequr Ajaxin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në sezonin 2018-19, përcjell GazetaBlic Sport.

Gjatë kohës së tij në Juventus, ai ka fituar Serie A dhe Kupën e Italisë, por skuadra aktualisht gjendet në vendin e shtatë, 12 pikë larg liderit Inter.

Me gjigantët italianë larg formës, Raiola ka sugjeruar që lojtari i tij dëshiron një sfidë të re.

“De Ligt është gati për një hap të ri… edhe ai mendon këtë”, tha ai për gazetën holandeze NRC.

/GazetaBlic Sport