Depozitat e qytetarëve nuk janë të sigurta në Raiffeisen Bank. Banka është përgjegjëse për miratimin e huave me probleme dhe vënien në rrezik të parave të depozituesve…
Raiffeisen Bank Kosova është gjobitur nga Banka Qendrore e Kosovës. Gjoba, në vlerë prej 800,000.00 euro, i është faturuar RKB-së për shkelje të rregulloreve të Bankës Qendrore.
Burime të ‘Pamfleti’-t konfirmojnë se menaxhmenti i lartë në Raiffeisen Bank Kosova ka rrezikuar depozitat e qytetarëve. Praktika e huadhënies së papërshtatshme nën menaxhimin e Anita Kovaçiç CEO në RBK mund të ndikojnë potencialisht te depozituesit dhe të rrezikojë paratë e tyre.
Dënimi i shqiptuar ( në vlerë prej 800,000.00 euro ) nga BKQ-ja është marrë me synim që të ndalojë këto praktika që rrezikojnë sistemin financiar dhe sistemin e sigurisë nacionale.
Mirëpo, flitet dhe për ndikim që të mos u merret licenca e veprimit kokave të Raiffeisen Bank Kosova. Anita Kovaçiç, CEO në RBK, është përgjegjëse për miratimin e huave problematike dhe vënien në rrezik të parave të depozituesve.
“Banka Qendrore duhet të jetë më e rreptë dhe të monitorojë nga afër atë që po ndodh në Raiffeisen Bank Kosova, sidomos duke marrë parasysh largimin e shumë anëtarëve të stafit të lartë”, thotë ky burim për ‘Pamfleti’-n. Kjo mund të ndikojë potencialisht te depozituesit dhe të rrezikojë paratë e tyre për shkak të praktikave të huadhënies së papërshtatshme nën menaxhimin e Anita Kovaçiç.
A është Banka Qendrore vërtet e vetëdijshme për atë që po ndodh në Raiffeisen? A është Raiffeisen i sigurt për depozituesit, veçanërisht duke pasur parasysh që Raiffeisen ende operon në Rusi dhe ka shprehur interes për t’u tërhequr nga Shqipëria dhe Kosova? Kjo ngre dyshime nëse qytetarët kosovarë duhet të mbajnë depozitat në Raiffeisen Kosova.
Nëse Raiffeisen Bank Kosova shkon në ‘bankrot’, cilat do të jenë veprimet e BQK-së duke pas parasysh që tani kanë një menaxhment që nuk kujdeset as për klientët e më së paku për sigurinë e sistemit të pagesave.
Kësaj pyetje Banka Qendrore nuk i është përgjigjur ‘Pamfleti’-t.
Bazuar në nenin 23, paragrafi 1, nenin 35, paragrafi 1, nënparagrafi 1.1 të Ligjit nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, nr. 77/16 gusht 2010), dhe nenet 15, 16 dhe 85 paragrafi 1 të Ligjit nr. 04/L-093 për Bankat, Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jobankare (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, nr. 11/11 maj 2012), Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 22 dhjetor 2015, miratoi Rregullore për adekuatshmërinë e kapitalit të Bankave, bazuar në të cilën rregullore është bërë dhe ndëshkimi i RBK-së prej 800 mijë euro nga Banka Qendrore.
Anita Kovaçiç, CEO në RBK dhe Antigona Limani- Bejtullahu udhëheqëse e Marketingut nuk janë përgjigjur në pyetjet e adresuara nga Pamfleti rreth rrezikimit të depozitave të qytetarëve.
Ndërsa, nga ana tjetër, qytetarët kosovarë ankohen për ndalesa të mëdha që u merren nga kjo bankë për shërbime të ndryshme.