Komuna e Rahovecit ka njoftuar se kryetari i Komunës Smajl Latifi, ka urdhëruar ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në hapësirat publike, shkruan GazetaBlic.
Sipas njoftimit, zbatimi i këtij vendimi do të mbikëqyret nga inspektorët dhe Policia, ndërsa shkelësit do të ndëshkohen me gjobë prej 100 euro.