Skuadra e Rahovecit po tregon se është njëra ndër skuadrat me organizim shumë të mirë në Ligën e Parë.
Deri më tash kjo skuadër ka zyrtarizuar disa transferime dhe është duke punuar për transferimin e disa prej tyre, shkruan GazetaBlic Sport.
GazetaBlic Sport mëson nga burimet e saj pranë klubit se kjo skuadër është pranë një afrimi shumë të madh.
Bëhet fjalë për ish futbollistin e Queens Park Rangers U23, Ezekiel Adesanya.
Ezekiel Adesanya luan në pozitën e sulmuesit anësor dhe ka tipare shumë të mira ofanzive.
Gjithçka pritet të zyrtarizohet në ditët në vazhdim, natyrisht nëse gjithçka shkon sipas planit.


