Raheem Sterling, i është ofruar sot Arsenal, pak orë para se të mbyllet merkato e verës. Lajmin e konfirmon “Sky Sports”, që shton se kjo mund të jetë mundësia e vetme për sulmuesin anglez për të luajtur këtë sezon.
Enzo Maresca ia ka bërë të qartë Sterling se nuk ka vend te Chelsea dhe se nuk do të marrë asnjë minutë, ndaj i është thënë të gjejë një ekip të ri. Duke parë nevojën e “topçinjve” për një sulmues skuadra e Chelsea ia ka ofruar 29-vjeçarin ekipit rival.
Sterling ka punuar edhe më parë me Mikel Arteta, te Manchester City dhe ka një marrëdhënie shumë të mirë me të. Arsenal shihet si klubi i duhur për të qenë protagonist edhe në Champions League.


