Ralf Rangnick do të lërë stolin e Man United në fund të sezonit.
Trajneri i përkohshëm i United i cili zëvendësoi Solskjaer u raportua nga mediat e huaja se do e marrë drejtimin e kombëtares së Austrisë, shkruan GazetaBlic Sport.
Megjithatë këta zëra i ka mohuar vet Rangnick i cili tha se do qëndrojë te United në rolin e këshilltarit.
“Austria? Jam më i lumtur t’i ndihmoj Manchester Unitedit. Unë mund ta konfirmoj se do të qëndroj këtu në rolin e këshilltarit”, theksoi ai.
/GazetaBlic Sport.


