Euro2024

Ragnick i bindur se Lewandowski do jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Austrisë

06/21/2024 08:07
nga:E K

Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick është i bindur se Robert Lewandowski do të luajë për Poloninë në ndeshjen e së premtes në Euro 2024 mes dy palëve.

“Kjo nuk do të ndryshojë ndjeshëm mënyrën se si ne luajmë, sepse ne do të përpiqemi të luajmë ashtu siç luajmë gjithmonë. Robert Lewandowski është lojtari kryesor i Polonisë dhe të gjithë përpiqen të pasojnë tek ai”, tha Rangnik, transmeton GazetaBlic Sport.

“Skuadra që fiton nesër do të ketë mundësi më të mira në duar dhe do të ketë një shans të mirë për të kaluar në fazën tjetër, ndaj është një lojë që duhet fituar. Kjo është absolutisht e qartë për ne”, tha ai.

/GazetaBlic Sport/