Lajme

Ragmi Mustafa: Arifi s’është shkarkuar, Kuvendi Komunal ka humbur shumicën

04/20/2024 22:07
nga:Y I

Kryetari i PDSh-së në Preshevë, Ragmi Mustafa e ka demantuar ish-kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifin që deklaroi sot se është shkarkuar jashtëligjshëm dhe në mënyrë arbitrare nga shteti serb.

Mustafa tha se Arifi është shkarkuar sipas procedurave ligjore dhe se ai tash e nëntë muaj nuk e ka pasur shumicën në Kuvend.

Mustafa ka konfirmuar për Express se është zgjedhur kryetar i komunës së Preshevës pas largimit të Shqiprim Arifit.

Mustafa tha se Arifi nuk është shkarkuar nga askush, teksa shtoi se ai tash e nëntë muaj nuk e kishte shumicën në Kuvendin Komunal të Preshevës.

Madje Mustafa tha se pikërisht Arifi ka qenë i përkëdheluri i qeverisë së Serbisë.

“Zoti Arifi nuk është shkarkuar nga askush. Ai ka plot nëntë muaj që menaxhon komunën Preshevë pa Kuvend Komunal. Sepse për këtë kohë para nëntë muaj ka humbur shumicën në Kuvendin Komunal Preshevë. Sipas ligjit në Serbi, nëse tre muaj nuk ka mbahet seancë Kuvendi Komunal atëherë qeveria serbe shpërndan Kuvendin Komunal. Me këtë akt shpërndarje të Kuvendit Komunal bie dhe ekzekutivi përkatësisht kryetari I Komunës. Mirëpo, qeveria serbe këtë nuk e bëri që plot gjashte muaj. Kryetari i komunës për këtë kohë nëntë mujore vet ka qep e vet ka prerë sepse prej kohësh ka qenë i ledhatuari i qeverisë serbe. Tani kur President I opozitës në Beograd dhe dy ambasadorëve SHBA e OSBE Për shpalljen e zgjedhjeve lokale bashkë me ato te qytetit të Beogradit qeveria serbe ka qenë e detyruar te shpërndaj Kuvendin Komunal Preshevë”, ka thënë Mustafa.

Sipas tij, Qeveria e Serbisë e ka shpërndarë sipas ligjit Kuvendin Komunal të Preshevës dhe ka larguar Arifin nga kryesimi i komunës.

“Me këtë detyrimisht bie edhe kryetari i komunës. Prandaj, për humbjen e shumicës në Kuvendin Komunal nuk mban faj opozita, aq më parë Partia Demokratike Shqiptare që udhëheq Ragmi Mustafa. Paradoksi tjetër qëndron në atë se menjëherë pas shpërndarjes së Kuvendit Komunal, qeveria serbe emëron organin e përkohshëm pesë anëtarësh marrë nga pesë subjekte politike dhe një caktojnë kryetar sipas madhësisë elektorale të subjektit politik”, tha tutje ai.

 

Shqiprim Arifi shkarkohet nga pozita e kryetarit të Preshevës