Lajme

Ragip Xhaka kujton heroin Kadri Zeka: Me veprat e tij të lavdishme mbetet një shembull frymëzimi për çdo shqiptar

01/17/2025 19:53
nga:Sh R

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ragip Xhaka me numër 34, sot në 43 vjetorin e rënies ishte në kullën e heroit Kadri Zeka.

Xhaka për Zekën thotë se ishtë një hero i paepur i popullit shqiptar, ku thotë se me veprat e tij të lavdishme mbetet një shembull frymëzimi për çdo shqiptar.

Postimi i plotë:

Sot në 43 vjetorin e rënies, në kullën e heroit Kadri Zeka. Ai ishte një hero i paepur i popullit shqiptar, i njohur për guximin dhe sakrificat e tij në luftën për liri dhe drejtësi. Me veprat e tij të lavdishme, Kadri Zeka mbetet një shembull frymëzimi për çdo shqiptar.

Lavdi!

#RagipXhaka